Aplikacion
Sokoli, që i përket komunitetit rom, kishte improvizuar një kosh para motorit, ku mbartnin plastikat dhe kanaçet, që më pas i shisnin për të mbijetuar. Edhe mbrëmjen e shkuar motori drejtohej nga Sokoli, që pas vetes kishte ulur Devin 10-vjeçar. Një kilometër larg nga banesat e tyre, ndërsa do të ktheheshin te kryqëzimi i Gjykatës së Apelit, rreth orës 23 të natës, Sokoli, i cili kishte konsumuar pije alkoolike, është futur me shpejtësi në kryqëzim.
Me shpejtesi në ate krah vinte edhe automjeti i drejtuar nga 23-vjecari Xhoni Muço. Per pasoje, dy të miturit që udhëtonin mbi koshin e improvizuar kane fluturuar dhjetëra metra larg. Franci humbi jetën në vend, ndersa pak ore në pas edhe Danieli.
Trupi i tij ra te koshat e plehrave në anë të rrugës, ku ishte destinacioni i fundit i jetës se tij. Në spital i plagosur eshte Devi 10 vjeç dhe babai i tij. Te afërmit dhe shoket e dy vogelusheve ishin në vendngjarje./BW
Kryeministri Edi Rama njofton OKB-në për shpalljen e Urdhrit Bektashi si shtet brenda Shqipërisë