zoom

Aktualitet

Zbardhet sherri Çuçi-Nano. Vis Martinaj paguante 12 drejtorë policie?

Arrestimi i ish-efektivit, Jeton Lami si personi që shoqëronte shumë të kërkuarin e policisë Ervis Martinaj për t’iu shmangur kontrolleve policore, ka qenë edhe zanafilla e një konflikti të hapur mes ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi me ish-drejtorin e Policisë së Shtetit Gledis Nano, çka çoi edhe në shkarkimin e këtij të fundit.

Burime të mirëinformuara të Zoom.al bëjnë të ditur se Lami ka qendruar për rreth 2 orë në zyrën e Gledis Nanos, ku mes të tjerave ka treguar edhe shumë gjera për përfshirjen e emrave të lartë të Policisë së Shtetit në dekonspirimin e aksioneve të policisë për kapjen e Vis Martinajt.

Ndër të tjera, gjatë këtij rrëfimi, Lami i ka treguar Nanos se 12 drejtorë policie paguheshin rregullisht nga Vis Martinaj, jo vetëm për t’u informuar për çdo lëvizje të uniformave blu ndaj tij, por edhe për mbrojtjen e tij, bizneseve dhe rrjetit kriminal që kishte ndërtuar.

Kjo ka shokuar, Gledis Nanon, i cili këtë informacion ka vendosur ta ndajë edhe me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, të cilit i ka propozuar edhe largimin e 12 drejtorëve sa më parë nga radhët e policisë.

Por ndryshe nga sa priste, Nano nuk gjeti mbështetjn e ministrit të tij për këto propozime.

Blendi Çuçi ka refuzuar. Burimi i tha Zoom.a se Çuçi i është përgjigjur se “nuk do bëhet asnjë lëvizje në radhët e policisë”.

I pakënaqur nga qëndrimi i shefit të tij, Gledis Nano mësohet se u është drejtuar për ndihmë partnerëve ndërkombëtarë në Tiranë, të cilët i ka informuar mbi situatën.

Ky fakt është mësuar nga Çuçi dhe Rama.

Dhe në vend që të reagonte pozitivisht ndaj shqetësimit të ngritur prej Nanos, Çuçi  i kërkuar dorëheqjen duke i lënë vetëm dy ditë afat.

I gjendur përpara një kërkese të tillë, Gledis Nano ka informuar edhe një herë partnerët ndërkombëtarë, të cilët i kanë rekomanduar që të mos e japë dorëheqjen.

Në skadim të afatit të lënë, me pëlqimin edhe të kryeministrit, Çuçi ka propozuar në qeveri shkarkimin e tij, duke e bërë kështu të parin drejtor policie nën qeverisjen e Edi Ramës që largohet nga detyra me motivacionin e mospërmbushjes së detyrave.

Një ditë më parë mediat franceze publikuan një intervistë të dhënë nga Nano para shkarkimit ku ai deklaronte se të paktën 14 kriminelë shumë të rrezikshëm kishin mundur t’i shpëtonin policisë si pasojë e dekonspirimit të opoziracioneve të uniformave blu nga brenda rradhëve të tyre.

Gledis Nano e kishte dhënë këtë intervistë përpara shkarkimit.

Ai e kishte kuptuar skemën se si policia ishte “blerë” nga grupet kriminale, se si drejtues të lartë të saj merrnin “rroga” të majme nga njerëzit më të kërkuar në Shqipëri, se si ata jetonin një jetë luksi përtej kapaciteteve të tyre financiare që u siguronte puna në polici.

Ajo që nuk kishte kuptuar ishte propaganda e Edi Ramës se krimi duhej luftuar me çdo kusht. Kur ai kërkoi t’i priste krimit lidhjet me policinë, e pa veten me shpejtësi si rrezik për pushtetin, gati si Dritan Zaganin, që u shpall i padëshiruar dhe kriminel vetëm se denoncoi lidhjet e Saimir Tahirit me grupin e Habilajve./Zoom.al