Aplikacion
Sipas policisë, i mituri u plagos aksidentalisht gjatë një konflikti që dy xhaxhallarët e tij kishin me njëri-tjetrin.
Nazmi dhe Florant Pëllumbi, binjakë me njëri-tjetrin, debatuan në oborrin e banesës.
Gjatë konfliktit, Nazmi Pëllumbi qëlloi me armë vëllanë e tij, Florantin.
Nga të shtënat, mbeti i plagosur nipi i tyre, 15-vjeçari.
Policia vuri në pranga Florant Pëllumbin sepse gjatë kontrollit në shtëpi, iu gjet një sasi kokaine.
Ndërsa vëllai i tij binjak, Nazmi Pëllumbi është shpallur në kërkim.
I mituri ndërkohë vijon të jetë në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Goditja e grupit të Martinaj dhe Shullazit, SPAK mbyll hetimet për dosjen “Revanshi”