Aplikacion
Ai u shpreh se për të eliminuar Sanxhaktarin i ishin ofruar 200 mijë euro. Urdhëruesi për vrasjen e tij ishte Franc Çapja, por atentati ndaj Sanxhaktarit dështoi sepse atë ditë Nuredin Dumani u arrestua.
“Informacionin do e merrnim nga Bledar Muça, Festim Coli dhe Franc Çapja”, deklaroi Dumani.
Më herët është zbardhur se vrasja në fjalë ishte porositur të ndodhte rreth 4 vite më parë.
Nuredin Dumani, për të realizuar misionin e marrë përsipër, ishte vendosur dy muaj në një zonë të Elbasanit, ku do të studionte të gjithë lëvizjet e Sokol Sanxhaktarit për të gjetur momentin e duhur për ta eliminuar.