Aplikacion
Ishte drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ai që bëri të ditur detajet nga operacioni që çoi në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë.
Ngjarja ndodhi në një zyrë noteraile, në rrugën ‘Perlat Rexhepi’. Bëhet fjalë për shtetasit; Rald Zefi, Krado Katana dhe Eno Flamuraj.
Ndërkohë u shpallën në kërkim dy shtetas të tjerë.
Sakaq, ka dyshime se personat në fjalë ishin paguar për të kryer këtë akt kriminal, ndërsa dyshohen dhe për një tjetër vënie eksplozivi. /ZOOM.AL/