Aplikacion
Autoritetet morën indicie për të kryer hetime pas informacioneve nga qytetarë të ndryshëm se këto klinika punonin me botoks për ndërhyrje estetike.
Implementimi i botoksit në Shqipëri është cilësuar i kontrabanduar sepse nuk ka asnjë kompani të certifikuar për tregtimin e tij.
Për të zbuluar rastet, autoritetet inflitruan agjentë, që trokitën në dyert e klinikave për të marrë shërbim estetik me botoks. Ajo identifikohet me kodin 399 dhe ka regjistruar bisedat e bëra me punonjësit dhe mjekët e klinikave.
Biseda me klinikën “Glam House”:
399: Si jeni? Kam lënë takim për botox, Recepsionitja:Po emri juaj?!
339:A.M.
Recepsionistja:Po vetëm një moment të shkoj në dhomë të shoh mos është gati dhe të njoftoj.
339:Po, ta bëj pagesën?
Recepsionistja:Pastaj, s’ka problem. Do bësh full botox-in?
399: Po, për atë.
Recepsionistja: Dhoma është gati, vazhdojmë. Do një kafe përpara se të fillojmë?
339: Jo, mund të pres atje derisa të vijnë. Recepsionistja:Besoj se doktoresha do vijë tani direkt.
Vjen doktoresha Iva Risto… Përshëndetje!
339: Përshëndetje!
I.R.:Unë jam doktoresha, më thuaj.
339:Kam lënë takim për pjesën full Botox. Dmth te pjesa ballit, te sytë shumë pak. I.R.: E ke bërë ndonjëherë apo jo?
339:Jo, është hera e parë dhe të konsultohem njëherë…
Biseda e regjistruar në “Deas Aestetic Clinics”
399: Kam lënë orar, në orën 11:00. Recepsionistja: Doktoresha është rrugës, po vjen. Keni bërë herë tjetër botox?
339: Jo, është hera e parë.
Recepsionistja: Si fillim e nisin me baby botox, po varet nga mosha.
339: Nga ndryshon ky baby nga të tjerat? Recepsionistja: Është dozë më e lehtë se full botox.
339 ndër të tjera shprehet: A ka ndonjë specializim doktoresha?
Recepsionistja: Është stomatologe si mjeke, por ka bërë trajnime pafund për pjesën që punon, ka katër vite që punon.
Vjen doktoresha D.Shehaj: Kjo është ideja, ta nisësh që te rrudhat e para, që kur të kalosh një farë moshe, mos të kalosh në kirurgji, thjesht t’a mirëmbash me botox.
339: Ehe.
Mjekja D.SH.: Botox dy herë në vit ose një herë në vit. Për me tepër unë nuk e rekomandoj. Ka plot klininka që të marrin pas tre muajve. Herën e parë nuk të mban shumë 6 muaj, 5 muaj”.
Në klinikën “Begas Klinik”, është kryer takimi i agjentes së infiltruar dhe mjekes për të aplikuar botox-n, e cila ka pranuar që kryejnë injektimin e lëndës “Botox”, ku sqaron se botoxi është në marka të ndryshme. Marka e botox që ajo përdor është “Hemtoks”, duke shpjeguar që jane vetëm tre klinika që e përdorin këtë lloj marke dhe ka një kosto goxha të lartë, thuhet më tej në dosje.
Në klinikën “Allure Beauty”, është kryer takimi i agjentes së infiltruar dhe mjekes për aplikimin e botox-it dhe në fazën e injektimit të materialit botox është zhvilluar një bisedë me mjeken, e cila ka pohuar ndër të tjera që kanë kontroll në klinikë, pasi kanë probleme me regjistrimin e “Botox”, se nuk lejohet të kryhet në Shqipëri.
Pas këtyre bisedave, policia dhe prokuroria organizuan aksionin në klinikat estetike. Gjatë operacionit u arrestua Pronari i Capo-Al, Mildon Kumaraku, që rezulton furnizuesi kryesore me botoks i klinikave estetike, së bashku me dy të tjerë. Ndërsa në kërkim është shpallur Skerdi Faria, mjek i klinikës Keit.