zoom

Aktualitet

Zbardhet biseda mes Çervanakut dhe Ferhatit: Tani do fillojë “NEPU” tamam

Enxhi Ferhati, e fejuara e Denilson Çervanakut, djalit të zyrtarit socialist, Viktorit, ka luajtur një rol kryesor në bandën e trafikimit të kokainës me plehun kimik.Nga përgjimet e publikuara zbulohet se Ferhati jo vetëm që kishte dijeni për punën e të fejuarit, por ajo dinte m detaje dhe lidhjet e tij me anëtarët e tjetër, siç ishte biznesmeni Nikolin Gjelona, i njohur me nofkën Lushi.
Në bisedën e publikuar kuptohet se Gjolena kishte sjellë shtetasit kolumbian për ekstraktimin e kokainës nga plehu.

D: Bebi ne oren 10-te do iki ne aeroport.
E: Vjen Lushi!!!
D: Pooo! Hohohooo
E: Hahhaha Sot?
D: Po.
E:Shyqyr.
D: Shyqyr. Te dua
E…. Ky eshte lajm i mire?
D: Poo
E: Shyqyr me behet qejfi per ty beb.
D. Eshte lajm i mire se do fillojm NEPU
E: Po NEPU ka fillu me kohe more ca me thua.
D. Do filloj NEPU tamam NEPU
E: Po s’kane ardhur akoma ato mo beb.

Po ashtu një tjetër bisedë tregon sesi zyrtari socialist i ka treguar një personi tjetër me emrin Fredi se i biri kishte sjellë “pleh të mirë” duke nënkuptuar dhe ngarkesën e drogës.

A: Kam marrrë një maune me pleh edhe do ta bëjmë atë analizën e plehut;
B: Kujt plehut?
A: Po ka prurë çuni një maune me pleh nga jashtë. B: Ou? Për ça e con ai, për ça e përdor çuni?
A: E do i bëjmë analizën
B: Aaa ta shesi!!
A: Për ullinj, ta shesi, është plehu mirë, është kështu fertilizant Fredi, pleh shumë i mirë, është me shumë komponent, shumë i mirë.
B: Ça thua ore? I madh je! Hahaha.