zoom

Aktualitet

Zbardhen emrat e të arrestuarve gjatë operacionit “Sundimi i ligjit”

Zbardhet lista e emrave të personave me rrezikshmëri kriminale, të arrestuar për vepra të ndryshme sot.

Forcat e policisë kanë vendosur në pranga 25 persona gjatë operacionit “Sundimi i ligjit”. Në pranga ranë 19 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, kryesisht për vepra penale kundër personit, pronës dhe në fushën e narkotikëve. Ndërsa u arestuan në flagrancë 5 shtetas, për armëmbajtje dhe posedim lëndësh narkotike.

Një prej të arresutuarve është një 26-vjeçari Mergim Lazri i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, i akuzuar për vrasje dhe për grabitje me armë.

Lista me emrat e personave të arrestuar:

Qarku Tiranë/ Shtetasit në kërkim: Fatmir Hoxha, Qazim Musteqja, Blerim Kullaj, Serxho (Jetmir) Dosku, Emilton Pjetri dhe Trazhgim Maçi

Shtetasit e arrestuar në flagrancë: Rubin Gjeta dhe Erjol Hajdari

Qarku Dibër/Shtetasi në kërkim ndërkombëtar: Mergim Lazri.

Shtetasit në kërkim kombëtar: Elson Gjoka dhe Edison Shehu.

Qarku Durrës/Shtetasit e shpallur në kërkim kombëtar: Arber Denizi, Shpëtim Sharra

Qarku Fier/Shtetasi i arrestuar në flagrancë: Markos Berberaj

Qarku Shkodër/ Shtetasi në kërkim: Kristian Fermosi.

Qarku Berat/ Shtetasi në kërkim: Andjon Matarangasi

Në operacioni u përfshinë 1852 punonjës policie, nga Forcat e Sigurisë Kombëtare, Reparti Special “RENEA”, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe strukturat e drejtorive vendore të Policisë.

Gjatë operacionit u sekuestruan gjithsej 9 armë, zjarri, sportive e gjahu, një mjet prerës dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak; lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë, si dhe një shumë e konsiderueshme parash të përfituara nga veprimtaritë kriminale. /ZOOM.AL/