Aplikacion
Email-i mban datën e 20 majit 2019, ku përfshihet edhe emri i biznesmenit në kërkim për inceneratorët, Klodian Zoto. Aty theksohet se depozitimi është kryer falas me urdhër të Klodian Zotos, për llogari të BT, ku përmendet edhe “Kulla e Sahatit”. Po atë ditë vjen një ridërgim mail ku sugjerohet që materiali i mësipërm për dyjavshin e parë të muajit 2019, dhe këshillohet me lutje që shmangiet të rakordohen në dokumentacionin final.
Po atë pasdite, është Ana Lloshi që i kthen përgjigje Namik Simxhiut dhe e vë në dijeni se nga kontrollet e kryera në dokumentacion në mënyrë elektronike, të dhënat për tre kompanitë në mail-in e parë nuk figurojnë, nuk përputhen, ose nuk janë hedhur në tabelat përmbledhëse të javës.
Përmbajtja e e-mailit të parë nga Daniela Hoxhaj:
“Pershendetje,
1-Llazo & Meteo shpk fat fizike nr 0067096 dt 11.05.2019-ne excel eshte vendosur 5.74 ton me pak se flete pesha fizike, pasi eshte tejkaluar limiti ne kete vlere.
2-DPN1 fat nr 0066967 dt 02.05.2019 eshte depozitim i cili eshte kryer falas per llogari te BT me urdher te Zotos, pasi kryhet nga kantieri ngjitur me sahatin
3-Geci Shpk fat fizike nr 0066991 dt 04.05.2019 eshte e njejta sasi me fletepeshen nr. 0067018.Eshte plotesuar flete peshe e re per arsye se flete pesha 0066991 eshte plotesuar me korrigjime nga operatori
4-Be-is +Ergi +Vellezerit Hysa fat nr 0066990 eshte e njejta sasi me fletepeshen nr. 0067019. Eshte plotesuar flete peshe e re per arsye se flete pesha 0066990 eshte plotesuar me korrigjime nga
operatori
Faleminderit!”
Kthimi i përgjigjes, Namik Simxhiu për Denisa Tollkuçin:
“Pershendetje Denisa,
Bashkangjitur materiali i rakorduar per dy javorshin e pare te muajit Maj 2019. Pls shmagjet te rakordohen ne dokumentacionin final”.
Po atë ditë, Ana Lloshi për Namik Simxhiu:
“Namik.
Nga kontrolli i ushtruar nga sektori ne lidhje me dokumentacionin e ardhur ne menyre elektronike dhe fizike per javen 1-7 dhe 8-14 Maj deri me sot jane konstatuar :
1. Llazo & Meteo shpk fat fizike nr 0067096 dt 11.05.2019 nuk perputhet me te dhenat e hedhura ne tabelen permbledhese te javes.
2. DPN1 fat nr 0066967 dt 02.05.2019 nuk eshte e hedhur ne tabelen permbledhese te javes
3. Geci Shpk fat fizike nr 0066991 dt 04.05.2019 nuk eshte hedhur ne tabelen permbledhese te javes
4. Be-is +Ergi +Vellezerit Hysa fat nr 0066990 dhe 0066991 dt 04.05.2019 nuk jane te hedhura ne tabelen permbledhese te javes”.