zoom

Aktualitet

Zbardhen dëshmitë në gjyqin e Belerit: Dosjet sekrete, aksesi në regjistra, protokolli…

Në procesin gjyqësor ndaj Fredi Belerit dëshmuan Kancelari i Pprokurorisë së Vlorës, Përparim Hoxha dhe Kancelarja e Gjykatës së Vlorës, Frida Gani.

Gjatë dëshmisë në GJKKO, Hoxha deklaroi se nuk ka akses as te protokolli dhe as në regjistrimin e çështjeve.

“Unë nuk kam akses as tek protokolli as tek regjistrimi i çështjeve. Këtë funksion e kryen kryesekretarja e cila herë pas here ndihmohet edhe nga persona të tjerë, për shkak të volumit të punës. Nuk ka në prokurorin e Vlorës, një punonjës specifik për protokollin”, tha ai.

Hoxha u shpreh se në cilësinë e kancelarit nuk ka përpiluar asnjë dokument për SPAK dhe GJKKO, për çështjen “Beleri”. I pyetur për listën e gatishmërisë, ai tha se prokurorët e gatshëm përcaktohen nga drejtuesi i prokurorisë, çdo muaj.

Ndërkohë kancelarja e gjykatës së Vlorës tha se kancelari nuk merret me regjistrat ose protokollet dhe se me to merret kryesekretaria. /ZOOM.AL/