zoom

Bota

Zaev nis bisedimet për qeverinë e re në Maqedoni

Kryeministri Zoran Zaev është në prag të formimit të qeverisë së re. Ai nesër do të takohet me kreun e Alternativës, Afrim Gashi, me të cilin do të diskutojë për krijimin e një shumice të re parlamentare.

Ndërkoh që ministri i Jashtëm dhe funksionar i lartë i BDI-së, Bujar Osmani ka theksuar se shumica e re në Kuvend është e padiskutueshme dhe do të shpallet javën e ardhshme.

“Ditët në vazhdim mozaiku i shumicës parlamentarëe do të realizohet dhe do të tejkalohen të gjitha problemet dhe sfidat. Shumica e re stabile është absolutisht e padiskutueshme dhe kjo do të ndodh në javët e ardhshme. Rruga deri tek ajo shumicë ka disa opsione, dhe për momentin po realizohen bisedime”, tha Osmani.

Related Posts

None found