zoom

Bota

Zaev: Kemi përpara balotazhin, nuk është e vërtet që kemi humbur

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, në daljen e parë pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve, tha se nuk është e vërtet se kanë humbur. Sipas tij ata shkojnë në balotazh në plot 36 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Ndërsa në komunën e Qendrës, Karposhit, Shoto Orizarës dhe në shumë komuna të tjera udhëheqin bindshëm dhe mund të fitojnë që në raundin e parë. Ai potencoi se është i bindur se në rrethin e dytë çdo gjë do të ndryshojë në favor të tyre, sepse, sipas tij, ata udhëheqin në të gjitha këto komuna që shkojnë në balotazh. Po ashtu ai tha se është i bindur se edhe në qytet e tjera të mëdha si Kumanova, ku LSDM ka fituar gjithmonë.

Më tej Zaev numëroi komunat në të cilat, siç u shpreh ai tashmë LSDM-ja ka dalë fituese qysh në rrethin e parë.

“LSDM, fiton në Strumicë, Kriva Pallankë, Karposh, Qendër, Shuto Orizarë, Koçan, Dellçevë, Krushevë, Resnjë , Dojran, Vallandovë, Makedonska Kamenicl, Bogdancë, Berovë, Krivogashtan, Probishtip, Pehçevë Demir Kapi, Demir Hisar, Mavrovë Rostushë, Çashkë, Rosoman, Nagoriçani i Vjetës, Llozovë, Konçe, Haraçinë, Debarcë, Dollnen, Kumanovë she kuptohet në Shkup”, deklaroi Zaev.

Sipas tij, mbështetjen që kanë marrë në rrethin e parë është serioze dhe se para tyre është poashtu një luftë serioze.

“LSDM dhe koalicioni do të hyjnë në balotazh në gjithsej 36 plus Qytetin e Shkupit, hyjmë në luft, për fitore definitive, në të gjitha komunat tjera të mbetura . Kokën lart, në fund LSDM-ja dhe koalicioni do të kenë kryetar në më shumë komuna në raport me VMRO-në dhe koalicionin e tyre”, tha kreu i LSDM-së.