zoom

Ekonomi

Yuri Kim uron Guvernatorin Sejko për mandatin e dytë. I lë “amanet” monitorimin e institucioneve

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar ditën e sotme me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Gjatë vizitës së saj, kryediplomatja amerikane e ka uruar guvernatorin për mandatin e dytë në krye Bankës së Shqipërisë.

Ambasadorja vuri theksin në rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm të situatës nga institucionet në vend, si dhe koordinimin e politikave nga autoritetet shqiptare duke marrë masat e nevojshme në kohën e duhur.

Kujtojmë se Gent Sejko është zgjedhur për herë të dytë Guvernator i Bankës së Shqipërisë, pas një mandati 7-vjeçar në krye të këtij institucioni. Sejko siguroi 103 vota pro, 1 deputet votoi kundër dhe një tjetër abstenoi, nga 104 ligjvënës që ndodheshin në sallë në momentin e votimit.

Ai drejton Bankën e Shqipërisë që prej 5 shkurtit të vitit 2015.