Aplikacion
Në takimet që do të zhvillojë Karen Donfried në vendin tonë do të jetë edhe kryetari i grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj. Po ashtu në këtë takim do të marrë pjesë edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Ky është takimi i dytë që Yuri Kim zhvillon me Alibeajn në një kohë shumë të shkurtër. Ndërkohë kujtojmë se së fundmi janë shtuar përplasjet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ambasadores amerikane. Berisha ka hedhur akuza se Kim po ndikon në procesin e Gjykatës, lidhur me drejtimin e PD-së. /Zoom.al/