zoom

Aktualitet

Yuri Kim i shkon Ramës në zyrë pas njoftimit të paprecedentë për mandatin e saj

Pasi ministria e jashtme bëri njoftimin e paprecedentë se ka nisur procedurat për zëvendësimin e saj, Yuri Kim i shkoi Ramës në zyrë.

Ambasadorja e njoftoi vetë takimin me anë të një postimi ne twitter, ku cek edhe temat e diskutuara në takimin dypalësh. Ajo njohu kontributet e Shqipërisë në integrimin dhe stabilitetin rajonal, përfshi gjatë thirrjeve të Shqipërisë për vetëpërmbajtje në veriun e Kosovës.

Mes tyre, sipas njoftimit, është edhe reforma në drejtësi.
“… u diskutua për arritjet, por edhe sfidat në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Ata ranë dakord se është thelbësore që institucionet e drejtësisë në Shqipëri të jenë të pavarura dhe të patrembura në ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre”, thotë ambasada amerikane.

Kjo është hera e parë që ministria e jashtme bën një njoftim të tillë për mandatin e një ambasadori të huaj.

Marrëdhëniet Rama- Kim duket se pësuan çarje kur Kim kërkoi që politika të qëndronte larg influenceës në zgjedhjen e kreut te Spak, duke shprehur publikisht shqetësimin se pushteti po kap edhe prokurorinë e posaçme.

Nuk dihet nëse Yuri Kim i ka kërkuar Ramës sqarime për arsyet që e çuan ministrinë e jashtme të bëjë njoftimin e pazakontë. /Zoom.al