Aplikacion
Por përpara se të mbërrihej në konkluzionet e gabuara nga mediat, para sfidës ka qenë trajneri Ole Gunar Solskjaer ai i cili ka treguar se Muçi dhe Topçu, ishin të dy të dëmtuar.
“Ata janë jashtë skuadrës pasi kanë probleme të vogla dëmtimi muskulor. Ne dëshironim që ata të ishin këtu sot, por janë jashtë për shkak dëmtimesh. Shpresojmë që të jenë gati për javën tjetër”, ishin fjalët e teknikut norvegjez.
Ky dëmtim vjen në një moment të papërshtatshëm për Muçin si për faktin se mund të humbasë vendin në hierarkinë brenda skuadrës së Beshiktash, ashtu edhe për shkak se pak javë ndajnë nga ndeshjet e Kombëtares shqiptare në eliminatoret e Kupës së Botës.
PD zbulon pagat e Delina Ficos: Mori miliona dollarë nga USAID dhe DASH, të nisin hetimet