zoom

Lajme

Xumi flet për Eglin jashtë shtëpisë: Kisha ndjenja të pastra, e dinte edhe mami

Xum Allushi u eliminua nga gara për çmimin e madh mbrëmjen e djeshme.

Në një nominim “kokë më kokë” me Eglin, Xumi doli nga shtëpia pas votimit që kishte bërë publiku.

Pas daljes, ai foli për ndjenjat që kishte brenda në shtëpi për Eglin. Ai tregoi në “Shqipëria Live” se ka qenë i sinqertë në raport me Eglin dhe këtë gjë, sipas tij, e dinte edhe nëna e tij.

“Ka qenë në kuptimin metaforik, dritat asaj shtëpie i kam fikur në momentin që jam larguar. Kush e kupton, e kupton. Penalizimi im i vetëm është se isha më shumë i vërtetë se i vërtetë. Unë Big Brother-in tim e kam fituar. Në një muaj unë kam dhënë atë që doja. Janë krijuar meme. E dija se çfarë lloj trazie do shkaktoja në rrjetet sociale. Personi që solli memet në Shqipëri ishte Xum Allushi.

Mami e ka ditur që ndjenjat e mia kanë qenë të pastra. Zgjodha të isha i vërtetë dhe në asnjë koment s’kam pasur kritike nga ajo. E rëndësishme është që kam parë krenari në sytë e saj.

Sigurisht që çdo gjë u mbyll në shtëpi. Unë prej ditësh i kisha shkëputur kontaktet me Eglin”, u shpreh Xumi.

Related Posts