Aplikacion
Duke iu përgjigjur akuzave të kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, për laboratorin e kokainës në Xibrakë, ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali tha se akuzat janë një çorbë e gatuar nga Sali Berisha.
“Çorba që u gatua nga Berisha, pastaj u soll e ngrohur nga Basha në mexhlisin politik dhe tani e sillni akull fare për ta konsumuar, për të goditur kryeministrin duke u marrë me familjarët e tij. Kjo është shumë e vjetër. Ka hyrë sot në laboratorin e SPAK-ut ku do t’i bëhen analizat si nga këndvështrimi juaj ashtu edhe nga këndvështrimi i viktimës. Ju do të keni mundësinë që të merrni përgjigje nëse jeni kallëzues i vërtetë apo i rremë siç keni dalë si familje politike.
Janë 11 gjyqe i ka fituar me ju kryeministri përfshirë edhe Bashën që e ka bërë këtë akuzë kur ishte zgjuar. Çorba juaj nuk ka asnjë lidhje me seancën plenare sepse ju nuk jeni prokurorë dhe lëreni drejtësinë të bëjë punën e saj. Këto janë akuza të rënda penale. O të shkojë në burg ai si trafikant, ose të përgjigjeni ju para drejtësisë si kallëzues i rremë”, theksoi Spiropali
Në përgjigje të akuzave të Elisa Spiropalit, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se ajo e kishte të vështirë të mbronte trafikantët e drogës.
“Gjatë fjalës kokën e mbajte ulur. Është e vështirë t’i dalësh në mbrojtje një organizate të trafikut ndërkombëtar të drogës. Unë jam në Kuvend dhe nuk jam fshehur. Kam edhe një dosje. Nuk vjen për të dhënë llogari për policinë, për vëllain që udhëton me trafikantët e drogës. Unë nuk kam shpikur rrotën, kam nxjerrë dosjen e prokurorisë që ju shpresonit ta zinte pluhuri i harresës.
E kam çuar në Prokurori për denoncim siç kam bërë deri më sot për Valdrin Pjetrin, Agim Kajmakun. Me keni thënë të njëjtën gjë por e vërteta ka dal. Nuk fshihem kurrë. Jepi pak zemër atij që ke në krah dhe të vijë ai të japë sqarime”, tha Bardhi. /ZOOM.AL/
Habit studimi! Aktiviteti mes çifteve rritet për Krishtlindje, ia kalon edhe Shën Valentinit