zoom

Sport

Xhuliano Skuka prezantohet te Metz: Kisha dy ëndrra, tani mu realizuan…

Klubi i Metz ka prezantuar përpara mediave futbollistin Xhuliano Skuka. Sulmuesi iu përgjigj interesit të gazetarëve, ndërsa e cilësoi kalimin te Metz si rikthim në shtëpi.

Kalimi te Metz – “Kisha oferta të tjera, nga ekipe të tjera. Por kur menaxheri im më tha “A preferon Metzin apo ekipe të tjera?”, i thashë “Dëgjo, unë dua të kthehem në shtëpi”.

Rikthimi në Francë – “Unë kam qenë më parë këtu, kam luajtur edhe futboll. Kam qenë pjesë e ekipit Devant-les-Ponts. Pastaj e kam filluar nga zero siç i thuhet, e kam filluar me një ekip në Shqipërinë në kategorinë e dytë atje. Pastaj me punë, ja ku jam. Në fakt kam besim te vetja, kam shumë besim te vetja. Por duhet të kesh edhe fat, është normale”.

Ëndërr që realizohet – “Normale, kur kam qenë pjesë e Devant-les-Ponts, mendoja çdo ditë që të luaja te Metz dhe për ekipin tim kombëtar. Ndaj është një ëndërr që bëhet realitet”.

Përshtypja e parë – “Ekipi këtu më ka afruar shumë shpejt, të gjithë janë treguar të gatshëm, lojtarët, stafi, të gjithë. Më kanë afruar dhe jam ndjerë si në shtëpi”.

Idhulli në futboll – “Nuk di të them kush është lojtari që më frymëzon, por ka lojtarë që më pëlqejnë si Benzema e Levandovski. Janë lojtarë të cilët janë dominues në terrenin e lojës”, tha Skuka. /zoom.al/