zoom

Sport

Xhixha bën xixa, Tirana rikthet me “poker” ndaj Teutës

Tirana rikthehet te fitorja duke mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Teutën në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Kjo përballje vinte me shumë interes, pasi të dy ekipet ndodheshin në një moment të vështirë.

Loja nisi e kujdesshme dhe pa shumë ritëm me aksionet sulmuese.

Visar Bekaj bëri një pritje të bukur ndaj Hebajt në start të takimit.

Më pas në skenë u ngjit Redon Xhixha që zhbllokoi takimin me një silurë nga 22 metra në minutën e 44’.

Menjëherë pas nisjes së takimit bardheblutë dyfishuan shifrat, me Hasanin që tundi rrjetën.

Redon Xhixha vazhdoi të thellonte rezultatin duke qenë i papërmbajtur.

Në të 57’ gjeti cepin e rrjetës me një goditje interesante, ndërsa në të 90 e kompletoi tripletën nga 11-metërshi për t’i dhënë një dush të ftohtë ekipit të Bledi Shkëmbit. /zoom.al/