zoom

Slider

Xhesika Polo bën rrëfimin prekës: Pashë mamin duke dhënë shpirt

Këngëtarja Xhesika Polo ka rrëfyer momentin e vështirë kur nëna e saj, e cila vuante nga kanceri, ndërroi jetë.

Ajo ka rrëfyer se e ëma dha shpirt përpara saj dhe tmerri më i madh për të ishte vëllai i vogël, por shtoi se ai u tregua shumë më i fortë.

Këngëtarja shtoi se kur ia tregoi të atit lajmin e trishtë “mu këput një copë”. Ndërsa shtoi se e ëma ishte e bukur deri ditën e fundit të jetës së saj.

Vëllai im është komplet e kundërta ime dhe ai më mban kështu. Mos të ishte për të mund të kisha marrë 100 vendime të gabuara në jetë. Edhe kur iku mami ai u rrit, sepse ka qenë shumë i lidhur me mamin. Tmerrin më të madh kur u sëmur mami kisha Markon, por ai u rrit brenda natës. Ai u tregua 10 herë më i fortë se unë. Unë isha e vetmja që e kam parë mamin tim të jepte shpirt dhe duhet t’ja thoja të gjithëve.

Kur ja thash babit aty mu këput një cop. Dhe erdhi im vëlla dhe më tha do e kalojmë bashkë. Ditën e fundit që ka ndërruar jetë. Unë i përcolla të gjithë dhe ndenja vetë aty. Po shumë e bukur deri ditën e fundit. Nuk të mëson njeri të jetosh pa mamin”– tregoi Xhesika Polo.