zoom

Slider

Xherdan Shaqiri largohet nga Liverpool: I nderuar të luaj për Lazion dhe Igli Taren

Lojtari me origjinë shqiptare i Liverpool, Xherdan Shaqiri ka deklaruar se ndjehet ‘i nderuar’ nga interesi i raportuar nga Lazio dhe do të dëshironte të luante nën Maurizio Sarri.

Anësori zviceran ka informuar Liverpoolin për dëshirën e tij për t’u larguar këtë verë dhe skuadra e Sarri është hedhur në diskutim si një destinacion i mundshëm për 29-vjeçarin.

Shaqiri, i cili provoi një periudhë të shkurtër në futbollin italian kur luajti për Inter Milan midis janarit dhe gushtit në 2015; zbuloi admirimin e tij për drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare dhe beson se ai do të përshtatej mirë me stilin e lojës së Sarrit.

Duke folur për gazetën më të madhe sportive italiane, ‘Corriere dello Sport’, Shaqiri ka dhënë sijnale të qarta duke vlerësuar: ‘Igli Tare ka bërë një punë të shkëlqyeshme në Lazio për vite me rradhë.  Nëse është e vërtetë që ai ka respekt të madh për mua, atëherë unë jam i nderuar. Unë e ndjek Lazion për një kohë të gjatë, ata janë një ekip i lartë. Në përgjithësi, për shkak të karakteristikave të mia, më pëlqen të luaj futboll më sulmues dhe Sarri e praktikon atë. Do të ishte intriguese. ‘

Shaqiri është në vitin e fundit të kontratës së tij në Anfield, dhe zbuloi se klubi ka rënë dakord të mos ta pengojë në rrugën e tij dhe do të shqyrtojë ofertat për përfaqësuesin e Zvicrës.