Aplikacion
Artistja është përballur me një situatë të sikletshme gjatë pushimeve të saj.
Teksa po argëtohej me vajzën e saj duke u hedhur në pishinë, Xhensilës në një moment i ka “ngrirë gjaku”, sepse nuk po shikonte vajzën më.
E panikosur nga frika për të bijën, Xhensila e thërret më të madhe vajzën, ndërsa Ajka noton dhe del në sipërfaqe duke iu afruar daljes së pishinës.
“Me zemër të ngrirë”, ka shkruar këngëtarja krahas videos, ku duket qartë frika e madhe që ajo përjetoi.
Kujtojmë që disa muaj më parë ajo i dha fund marrëdhënies së saj disa vjeçare me aktorin Bes Kallaku, me të cilin ndan edhe dy fëmijët.
Ish-çifti janë në proces divorci, dhe nuk kanë munguar as kunjat për njëri-tjetrin në këngët e tyre. /ZOOM.AL/
Kush po gënjen për vrasjen e Martinit? Ministri dhe drejtuesi i Krimeve përplasen me njëri-tjetrin