zoom

Sport

Xabi Alonso u përgjigjet zërave të merkatos dhe zyrtarizon vendimin

Xabi Alonso është trajneri më i lakuar për momentin në Evropë, të gjithë e duan teknikun spanjoll. Prej kohësh, që nga momenti kur Liverpool dhe Bayern Munich, njoftuan se në fund të këtij sezoni do të ndryshojnë trajnerë, emri i Alonso-s është i lidhur ngushtë me këto dy klube, më saktë dy ish klubet e tij.

Ndryshe nga se pritej, Alonso as që ka ndërmend të largohet nga Leverkusen, të paktën jo për momentin, teksa në konferencë për shtyp zyrtarizoi vendimin e tij:

“Vijmë nga një sezon shumë i ngarkuar, gjatë të cilin është folur shumë për të ardhmen time, është spekuluar shumë. Për këtë arsye, gjatë kësaj pauze, reflektova, u takova me drejtuesit e klubit, për të marrë një vendim. Vendimi është që nuk do të largohet, do të vijoj të jem trajner i Bayer Leverkusen.

Kam analizuar gjithçka këtë periudhë, kam dalë në një përfundim se ky klub është ideali për mua, për të vijuar rritjen time si trajner. Kam ndjerë gjithnjë mbështetjen e drejtuesve dhe të tifozëve”, u shpreh Alonso në konferencë për shtyp duke i dhënë fund një herë e mirë spekulimeve në lidhje me të ardhmen e tij. /ZOOM.AL/