zoom

Aktualitet

WSJ: Ndonëse një vend me korrupsion dhe pastrim parash, Kushner zgjedh të investojë në Shqipëri

Muaj pasi u larguan nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021, Jared Kushner dhe Ivanka Trump kaluan një javë duke lundruar me miqtë përgjatë plazheve të virgjëra të Adriatikut në Shqipëri, shkruan Wall Street Journal (WJS).

Ata u ngjitën në shkallët e gurta të një teatri grek 2,200-vjeçar, darkuan në një jaht me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe u mahnitën kaq shumë nga një vizitë në këtë ish-ishull ushtarak, saqë menduan se do të ishte destinacioni perfekt për një hotel luksoz.

Ky udhëtim ishte kaq shumë mbresëlënës, sa që kur Kushner u takua me kryeministrin Rama disa muaj më vonë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, i bëri një propozim.

“Gjatë kafesë me Kushner, ai ishte shumë, shumë i magjepsur nga bukuritë e Shqipërisë”, theksoi kryeministri Rama, një kryetar shteti dy metra i gjatë në një intervistë.

“Ai më pyeti nëse mund te shikonte ndonjë mundësi për investime potenciale”, theksoi Kushner duke pranuar bekimin e kryeministrit.

Kushner, 43 vjeç, tani është në punë e sipër me planet për një zhvillim prej 1 miliard dollarësh për klientelë ultraluksoze. Ai po negocion detajet me qeverinë e Ramës për të ndërtuar vila ekskluzive në Sazan, ishulli ushtarak që vizitoi, një bazë e përdorur nga nëndetëset ish-sovietike, ku bunkeret dhe tunelet e braktisura janë të shpërndara nëpër kodrat shkëmbore.

Një sërë rezortesh luksoze janë planifikuar të ndërtohen në një gadishull aty pranë ku lopët dhe delet kullotin nëpër plazhet mahnitëse dhe duna të aksesueshme vetëm nga një shteg i thyer.

Kjo tokë është e mbrojtur sipar legjislacionit për ruajtjen e mjedisit. Por një ligj i ri shqiptar lejon ndërtimin e hoteleve, për aq kohë sa janë të paktën me pesë yje.

Rregullat e lojës për anëtarët e familjeve të kandidatëve që garojnë për poste të larta është të qëndrojnë në hije—të shmangin përfshirjen në marrëveshje me lidhje politike që mund të nxisin debat.

Kushner është duke u përfshirë në to. Që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë, ku shërbeu si këshilltar i lartë i vjehrrit të tij, presidentit të atëhershëm Donald Trump, Kushner ka ndërtuar një perandori të re biznesi duke u mbështetur në lidhjet gjeopolitike në një shkallë që rrallë shihet për një person kaq të afërt me një kandidat kryesor presidencial, në një vlerë që arrin në miliarda dollarë.

Kushner u mbështet në lidhjet me monarkët arabë për të mbledhur shumicën e parave në fondin e tij të kapitalit privat prej 3.1 miliardë dollarësh nga vendet e Lindjes së Mesme, duke u bërë shënjester kritikash nga anëtarë të të dyja partive në Kongres.

Kompania e tij e re, Affinity Partners, është e mbushur me ish-zyrtarë të administratës Trump. Disa prej tyre janë kandidatë për poste në qeveri nëse Trump fiton këtë nëntor.

Në Ballkan, Kushner iu drejtua liderëve të Shqipërisë dhe Serbisë për të zhvilluar pasuri të paluajtshme në tokë publike pa pasur nevojë të kalojë nëpër gara konkurruese, gjë që u kritikua nga politikanët opozitarë në të dyja shtetet.

Në fund të fundit, Kushner u kthye në rrënjët e tij të pasurive të paluajtshme, por në një vend të papritur: Ballkanin Perëndimor.

Në Serbi, një dispozitë që parashikon ndërtimin e një memoriali që qeveria thotë se do t’u”kushtohet të gjithë viktimave të agresionit të NATO-s”—në një vend që aleanca e bombardoi në 1999—ka provuar të jetë veçanërisht kontroverse për nacionalistët serbë dhe ish-zyrtarët amerikanë, përfshirë gjeneralin Wesley Clark, komandantin ushtarak të NATO-s gjatë luftës në Ballkan.

Mbledhja e fondeve nga Kushner dhe marrëveshjet për prona me palë të huaja po ngjallin dyshime se ai dhe anëtarë të tjerë të familjes Trump mund të përfitojnë nga forcimi i marrëdhënieve me liderë botërorë dhe kompani që kërkojnë ndikim tek një president i ardhshëm.

Grumbullimi i fondeve dhe marrëveshjet për pasuri të paluajtshme të Kushner “i japin qeverive të huaja hapësirë për ndikim mbi familjen Trump,” tha Senatori Ron Wyden, një demokrat, në një letër drejtuar Affinity më 24 Shtator. “Investitorët e Affinity mund të mos jenë të motivuar nga hapesirat tregtare, por nga mundësia për të kanalizuar para nga qeveritë e huaja për anëtarët e familjes së Presidentit Trump, konkretisht Jared Kushner dhe Ivanka Trump.”

Kushner beson se lidhjet dhe përvoja e tij gjeopolitike thjesht i japin kompanisë së tij një avantazh të drejtë në biznes.

Në përgjigje të pyetjeve rreth letrës së Wyden, Kushner tha se “Affinity do të gjykohet nga një matës—fitimet e investitorëve.”

Ai beson se lidhjet dhe përvoja e tij gjeopolitike thjesht i japin kompanisë së tij një avantazh të drejtë në biznes.

Përveç kësaj, ai kishte një aleat me lidhje brenda. Grenell, i cili si dërguar i Trump-it për Ballkanin ishte afër presidentit serb, kishte kohë që kishte vënë syrin mbi truallin e dy ndërtesave të godinës së shtabit të përgjithshëm të ushtrisë jugosllave në qendrën historike të Beogradit, të cilën qeveria kishte kërkuar ta rizhvillonte.

Por situata ishte e komplikuar. Trualli ishte bombarduar nga NATO në 1999 gjatë një përpjekjeje për të ndalur fushatën e spastrimit etnik të presidentit jugosllav Slobodan Milošević në Kosovë. Trualli ka ngelur me dy godina në gjendje të degraduar, pothuajse të paprekura.

Grenell, i etur për të sjellë investime amerikane në rajon, e thirri Kushner-in disa muaj pas largimit të Trump-it nga zyra për të përpjekur ta bindte për këtë tokë në Beograd.

Në fund, Grennell i’a doli ta bindte Kushner. Kushner dërgoi një punonjës që mbeti i mahnitur” nga gjallëria e Beogradit, tha Kushner dhe ai u bind edhe më shumë pasi foli me zhvilluesin legjendar nga EBA Mohamed Alabbar, një investitor i madh në Beograd.

Në maj, Serbia tha se ra dakord për një marrë veshje qiraje afatgjatë për truallin me Kushner, i cili do të zhvillonte një kompleks me një vlerë prej 500 milion $ i cili perfshinte një hotel luksoz, apartamente dhe dyqane në tre kulla. Si pjesë e marrëveshjes, Kushner do të ndërtojë gjithashtu një kompleks përkujtimor të administruar nga shteti, që qeveria tha në një njoftim për shtyp se do t’i kushtohet viktimave të “agresionit të NATO-s.”

Shumica e shteteve në Evropën Juglindore në përgjithësi luftojnë për të tërhequr investime të huaja, dhe investitorë amerikanë të pasurive të paluajtshme, që në veçanti janë praktikisht inekzistent.

Vendet, të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, janë ndër më të varfrat në Evropë.

Investitorët kanë shprehur shqetësimin për korrupsionin në këto vende, një problem i përhershëm që ka tërhequr kritika nga shumë administrata amerikane. Apartamentet luksoze përdoren shpesh si mjete për pastrim parash nga blerësit.

Megjithatë, Kushner pa një mundësi investimi. Çmimet e apartamenteve po lulëzojnë në Serbi, ndërkohë që turistët janë dyndur së fundmi në plazhet me kosto të ulët të Shqipërisë.

Zhvilluesit pionierë në Malin e Zi fqinj kanë tërhequr me sukses një turmë entuziastësh të jahteve.

Pas pushimeve të tij në jaht në 2021 dhe kafesë së tij në Davos me Ramën, kryeministri shqiptar vuri syrin në dy pika ideale … Sazanin, një ishull malor 3 milje i gjatë ku një perimetër shkëmbi i bardhë takohet me një det të kaltër në Gadishullin e Zvërnecit, një shtrirje mahnitëse plazhesh ku flamingot e bardhë mblidhen aty pranë.

Kushner parashikon t’i kthejë të dy vendet në një parajsë luksoze. Duke punuar me Ivanka Trump për projektin, ai i prezantoi planet qeverisë shqiptare për një sërë resorte dhe vila të shpërndara në dunat dhe pyjet e gadishullit të Zvërnecit.

Në fund të fundit, ata shpresojnë për mijëra njësi hotelesh dhe apartamentesh, vetëm pak minuta nga një aeroport i ri ndërkombëtar që po ndërtohet pranë qytetit të Vlorës.

Sazani do të ishte më ekskluziv, një koleksion prej disa qindra vilash të izoluara të ndërtuara në kodra, të menaxhuara nga marka e hoteleve luksoze Aman.

”Ishte ideja e Ivanka Trump për të sjellë Aman në projekt”, tha Kushner. ”Marka operon resorte ultra-ekskluzive me dhoma që priren të fillojnë me mbi 1 000 dollarë në natë. Vlad Doronin, një miliarder me origjinë sovjetike që drejton Aman, fillimisht u befasua nga ideja, por përfundimisht nënshkroi pasi dërgoi dikë për të vëzhguar vendndodhjen, tha Kushner.

Aktualisht qeveria shqiptare po rishikon planet, por Rama ka qenë mbështetës. Ai e quan Kushnerin mik të Shqipërisë.

Muaj pasi Kushner zbuloi zyrtarisht planet, Shqipëria ndryshoi një ligj për të lejuar hotelet në zona të mbrojtura mjedisore, për sa kohë që ato janë me pesë yje.

Qeveria tha se ligji nuk kishte lidhje me Kushnerin dhe kishte për qëllim turizmin në të gjithë vendin, por politikanët e opozitës dhe avokatët e mjedisit sulmuan legjislacionin dhe thanë se ”një marrëveshje me Kushnerin synon të fitojë favorin e Trump”.

Rama tha se negociatat me Kushner nuk kanë të bëjnë me lidhjet e Kushnerit me Trump dhe përshtaten me vizionin e tij për ndërtimin e bregdetit si një destinacion turistik luksoz, duke kapërcyer apelin e tij masiv për të ardhura mesatare. “Nëse kjo ndodh sipas planit do të jetë një xhevahir në kurorën e Mesdheut”, thekson Rama.