zoom

Lajme

Vuçiç nesër në konferencë urgjente/ Mediat: Do të shpallë pushtimin e Veriut të Kosovës

Ditën e premte, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të mbajë një konferencë urgjente për mediat.

Ai do t’i drejtohet popullit në orën 18:00, për të njoftuar diçka urgjente.

Nga Presidenca nuk janë zbardhur detaje për komunikatën që do të ketë Vuçiç, por sipas mediave serbe, ka lidhje me situatën në Veri të Kosovës.

Sipas të përditshmes serbe “Danas”, një bga vendimet e mundshme që mund të njoftojë Vuçiç është pushtimi i Veriut të Kosovës.

“Presidenti i Serbisë të martën tha se brenda 72 orëve do t’i prezantojë publikut kërkesat dhe hapat e mëtejshëm të Serbisë pas një sërë sulmesh brutale ndaj popullatës serbe në Veri të Kosovës.

Në tavolinë është opsioni i shpalljes së pushtimit të Veriut të Kosovës, gjë që rezulton me pasoja të shumta, duke përfshirë përgatitjet për kthimin e zonave të pushtuara, për shkak të terrorit që populli ynë në Kosovë vuan prej vitesh dhe e cila është përshkallëzuar ditët e fundit”, shkruan media serbe.

Dy ditë më parë Vuçiç deklaroi se brenda 72 orëve do t’i prezantojë publikut kërkesat dhe hapat e mëtejshëm të Serbisë lidhur me zhvillimet në veriun e Kosovës.

E përditshmja serbe, Danas raporton se “në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të Veriut të Kosovës” me preteksin se “atje po vuan popullsia civile serbe”.

Deklaratat kërcënuese nga Serbia u intensifikuan pasi qeveria e Kosovës mbylli më 30 gusht pesë institucione paralele serbe në veri të vendit – zonë e banuar me shumicë serbe –pasi ato vepronin në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Në institucionet e mbyllura nga autoritetet e Kosovës, më 30 gusht, janë: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit.

Siç shkruajnë tabloidët, në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të një pjese të territorit të Serbisë, e cila, siç thonë ata, “