zoom

Aktualitet

Vuçiç: Fajtor për gjithçka është Kurti! Nëse pushtuesi shqiptar qëllon, situata do jetë ndryshe

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka mbajtur një fjalim, fokusi i të cilit ka qenë situata e tensionuar në veri të Kosovës.

Sipas tij, fajtor për gjithçka është kryeministri Albin Kurti. Ndër të tjera, Vuçiç theksoi se kanë gati ushtrinë dhe nëse populli do të reagojë dhunshëm atëherë gjërat do të jenë ndryshe.

Në fjalimin e tij të mbajtur nga Presidenca e Serbisë, Vuçiç tha se të martën në mëngjes, më 30 maj, do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.

Ai gjithashtu deklaroi se gjatë ditës ka folur me “amerikanë, gjermanë dhe europianë”.

Vuçiç u shpreh se gjatë intervenimit të KFOR-it janë lënduar 52 serbë, prej të cilëve, sipas tij, tre kanë pësuar lëndime të rënda.

Related Posts

None found