zoom

Aktualitet

Vr*sje, kërcënime e gjobvënie, kush është i shumëkërkuari i drejtësisë, Ibrahim Lici

Ibrahim Lici është i shumëkërkuar i drejtësisë shqiptare, i cili ndodhet në arrati në Turqi prej 3 vitesh. 31-vjeçari u largua drejt Turqisë, pas vrasjes së Endri Mustafës në maj 2021, për të cilën u akuzua drejtpërdrejt Ibrahim Lici.

Pas 3 vitesh në arrati, Ibrahim Lici është në duart e autoriteteve turke dhe sipas policisë shqiptare ai është arrestuar për t’u ekstraduar në Shqipëri. Por vëllai i tij, Hamdi Lici ka përgënjeshtuar autoritetet duke thënë se 31-vjeçari është vetëdorëzuar, pasi ka kërkuar azil.

Njoftimi i policisë

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2021, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasin Endrit Mustafa.

Si rezultat i inteligjencës policore të siguruar nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe nga struktura të tjera të specializuara të Policisë së Shtetit, si dhe i shkëmbimit në kohë reale të informacionit me autoritetet policore turke, finalizohet operacioni policor i koduar “Jehona”.

Operacioni, nga Policia e Turqisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në koordinimin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në drejtimin e SPAK.

Kapet në Turqi dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin, një 31-vjeçar i shumëkërkuar për vrasje.

Strukturat vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i punës së pandërprerë për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë siguruar informacion se shtetasi i shumëkërkuar I. L. fshihej në Turqi. Më tej, struktura të specializuara të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare (Interpol Tirana) e kanë shkëmbyer menjëherë këtë informacion dhe kanë bashkëpunuar ngushtë me autoritetet policore të Turqisë, për kapjen e këtij shtetasi.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë reale, ndjekjes dhe koordinimit të veprimeve, Policia turke ka finalizuar operacionin policor të koduar “Jehona”, gjatë të cilit është kapur dhe vënë në pranga shtetasi i shumëkërkuar I. L., 31 vjeç.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2021, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. M.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, vijon punën për ekstradimin e të shumëkërkuarit, drejt Shqipërisë.

Reagimi i vëllait

Hamza Lici ka deklarur se 31-vjeçari nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar tek autoritetet turke pasi ka kërkuar azil. Nga Turqia, Hamza Lici është shprehur se të vëllait i kërcënohet jeta në Shqipëri dhe se është i pafajshëm. Ai u shpreh se Ibrahim Lici nuk ka kryer asnjë vrasje dhe se do të ndjekë procedurat e azilkërkuesit në Turqi.

Hamza Lici theksoi se 31-vjeçari nuk mund të ekstradohet pasi në Shqipëri jeta e tij është në rrezik nga bashkëpunimi i shtetit me bandat kriminale.

Hamza Lici: “Vëllai im nuk është arrestuar siç deklaroi me bujë policia e shtetit në Shqipëri por është vetëdorëzuar tek autoritetet turke me qëllim për të kërkuar azil pasi nuk ka besim tek shteti dhe qeveria shqiptare. Shteti në Shqipëri është vërtetuar se bashkëpunon me bandat kriminale ndaj Ibrahimi ka vendosur që të vetëdorëzohet në Turqi.

Në Shqipëri vëllait tim i rrezikohet jeta dhe në këtë mënyrë ka vendosur që të vetëdorëzohet. Nuk është e vërtetë se është arrestuar por si gjithmonë policia kërkon që t’i bëjë të bujshme edhe pse nuk ka asgjë të vërtetë. Vëllai im është i pafajshëm pasi nuk ka kryer asnjë vrasje dhe kjo është e vërtetuar por drejtësia shqiptare nuk do që t’i marrë parasysh.

Ibrahimi do të ndjekë procedurat e azilkërkuesit në Turqi dhe nuk mund të ekstradohet pasi në Shqipëri jeta e tij është në rrezik nga bashkëpunimi i shtetit me bandat kriminale.”

Çfarë deklaronte nga arratia Ibrahim Lici

Lidhur me ngjarjen per te cilen akuzohem per vrasjen e Endri Mustafes, kam dorezuar kamerat ne prokurori dhe qelizat telefonike qe vertetojne qe une kam qene ne Tirane ne momentin qe ka ndodhur krimi.

Kjo eshte e vertetuar me pamje dhe qeliza telefonike. Une pres vendimin e gjykates per te zbardhur ngjarjen dhe per te çuar perpara drejtesise autoret e vertete. Edhe per vrasjen e vellezerve Bilali nuk kam qene asnjehere nen hetim nga prokuroria dhe jam shpallur ne kerkim nga policia, pra ne kerkim policor si person per t’u marre ne pyetje vetem se nuk jam gjetur ne banese.

Nuk kam patur asnjehere konflikt me vellezerit Bilali. Shume e çuditshme te kerkohet ekstradimi im ne nje kohe qe nuk jam arrestuar dhe i bej thirrje policise te dalin ne deklarate se ku dhe kur me ka arrestuar sepse une jam i lire dhe ne pritje ne drejtesise. Jetoj i lire ne Turqi dhe pres te zbardhet ngjarja.

Si u lidh 31-vjeçari me vrasjen e Endri Mustafës

Endri Mustafa u ekzekutua në mes të muajit maj të vitit 2021 në afërsi të bregut të liqenit të Shkodrës, në një vend i njohur si zona e Livadheve. Trupi i pajetë u gjet tri ditë pas denoncimit të zhdukjes në mënyrë të mistershme të 31-vjeçarit.

Prapa hekurave për ngjarjen është Ergys Malja, 19-vjeç, i cili dyshohet se e çoi viktimën në vendin e ngjarjes.

“Më 15 maj, solla në banesë një qengj të blerë në Postribë pasi ma kërkoi Endri Mustafa, i cili më dha fillimisht 40 mijë lekë të vjetra dhe më pas, rreth orës 19:00 më dha edhe 70 mijë lekë të tjera.

Atë ditë kemi biseduar për punë hashashi, pasi i thashë se kisha mbjellë 150 rrënjë hashash ‘3-muajsh’ në Livadhe me dy shokë dhe doja t’i merrja. Endri më tha se do të më ndihmonte që t’i merrja t’i çonim në shtëpi për t’i tharë.

Pas kësaj bisede, u nisëm për në shtëpi. Rreth orës 22:00, u nismë për në Libvadhe, pasi u takuam te shtëpia e Endrit, u nisëm në këmbë, duke kaluar rrugën e ‘Bypass’-it dhe u kthyem djathtas për të dalë në vendin e quajtur ‘Gropa e ekskavatorit’, ku kisha hashashin.

Aty na doli përpara Ibrahim Lici me armë në dorë, duke qëlluar direkt mbi Endrin. Ai u shtri në tokë, duke i thënë: ‘aman mos më vrit pasha Zotin se kam fëmijë’. Ai e ka qëlluar përsëri edhe në fytyrë, duke i thënë ‘qofsh i xhenetit’. Pas kësaj, Ibrahim Lici është larguar me motor nga vendi i ngjarjes”, ka dëshmuar Ergys Malja.

Kush është Ibrahim Lici

31-vjeçari është djali i Mustafa Licit, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, i arrestuar më herët për gjobëvënie ndaj tregtarëve në qytetin e Shkodrës.

I riu është i dyshuar si personi që më 30 Mars 209 vrau në një atentat vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali.

Ai dyshohet se kreu krimin në bashkëpunim me Arsen Stojkun dhe Mislim Ramën, si edhe një tjetër person i shpallur në kërkim.

Astrit Bilali është babai i Astmer Bilali, i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër. Biznesmen i njohur kishte në pronësi të tij një resort hipizmi, pasion të cilin ja ka trashëguar edhe djalit të tij, Astmer Bilali. Vëllai i tij Brahim Bilali ishte ish-kampion i hipizmit, dhe ishte kryetar i Shoqatës ‘2 Prilli’, masakrës së fundit të komunizmit.

Astmer Bilali ish-boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku ndërsa kalëronte në resortin e Astrit Bilalit. Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat ne distance, dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv.