Aplikacion
Me këtë akuzë, Prokuroria e Tiranës, pasi mbylli hetimet, dërgoi çështjen për gjykim.
Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq për ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave shtetasin M.P
Ndërkohë, organi i akuzës ka vendosur ndarjen e akteve që lidhen me veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, lidhur me veprimet apo mosveprimet e stafit të shkollës. Ndaj tyre, hetimet vazhdojnë pasi është e domosdoshme kryerja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim individualizimin e fajësisë dhe përgjegjësive penale konkrete, shprehet Prokuroria e Tiranës.
Martin Cani u vra më 18 nëntor, ndërsa nga sherri mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja.