Aplikacion
Ata qëlluan me breshëri kallashnikovi disa herë, zhurma e të cilave u dëgjua në transmetimin “live” të emisionit Big Brother Vip Albania.
Motivet e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta. Policia thotë se është qëlluar në drejtim të ambienteve dhe se viktima nuk ka qenë shenjestër e breshërive.
Pas krimit, autorët janë larguar me një makinë.
Pak minuta më vonë, një autoveturë u gjet e djegur në autostradën Tiranë-Durrës. Burime të policisë i thanë Zoom.al se ajo dyshohet të jetë makina e përdorur në vrasjen e rojës së Top Channel.
Zoom.al mëson se roja që mbeti vrarë ishte i punësuar pranë një kompanie private të sigurisë, e cila kishte kontratë për të garantuar sigurinë e televizionit.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.
KLIKONI LINKUN PËR TË PARË PAMJET FILMIKE NË FAQEN TONË NË INSTAGRAM