zoom

Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ 48-vjeçari vritet me armë zjarri brenda automjetit! Pista e hetimit, hasmëria

Një 48-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda një automjeti në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner.

Viktima Lulzim Visha, banues në Kamëz, është gjetur pa shenja jete rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm.

Dyshohet se shkak për vrasjen e tij është hasmëria. I vëllai i viktimës mësohet se ka vrarë një person disa vite më parë.

Gjithashtu 48-vjeçari njihet si një njeri problematik.

Sipas njoftimit të policisë: “Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Postime të lidhura