zoom

Bota

Vritet “narko-infuencerja” e kthyer në mbretëreshën e TikTok. Dashuria në burg me shefen e kartelit

Shumë mund të mos e dinë emrin Sabrina Durán Montero, më e famshme për pseudonimet e saj si ‘La Ina’, ‘Juakina Gusman’ ose ‘mbretëresha e narkos’. Kohët e fundit, kjo e re kiliane ishte bërë një nga ndikuesit më të njohura në vend, falë llogarisë së saj në TikTok.

Në orët e fundit, tiktokerja kontroverse, vetëm 24 vjeçe, është vrarë në Santiago de Kili nga dy killera me kapuç, të cilët e qëlluan deri në 8 herë para se t’i vidhnin makinën, në dukje si një sulm për grabitje, por që motiv të vërtetë ka trafikun e drogës, larjen e hesapeve dhe luftën për territor mes grupeve.

Skena e krimit ka ndodhur në mes të ditës, pa i shpëtuar shikimit të këmbësorëve, që në atë moment ndodheshin në rrugë. Aq sa disa nga dëshmitarët kanë regjistruar ngjarjen fatale, e cila ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale.

Ata nuk mund të bënin asgjë në spitalin Santa Rosa de Chena, ku ajo u transferua menjëherë. Sipas Policisë, gjithçka flet për një pastrim hesapesh me Sabrina Durán, e cila drejtonte një bandë trafikantësh droge (mes të cilëve edhe vëllezërit e saj). Ajo kishte vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu dhe ishte në lirim me kusht.

Kush është ‘La Ina’?

Sabrina Durán grumbulloi disa dënime për krime të ndryshme: vjedhje automjetesh, marrjen e automjeteve të vjedhura dhe trafik droge mes tyre.

Llogaria e saj në TikTok @katrinagusman ka më shumë se 430,000 ndjekës dhe videot e saj kanë më shumë se 10 milionë pëlqime. Diçka që e arriti duke ekspozuar stilin e jetës së saj (madje edhe duke botuar nga burgu), duke bërë vallëzime virale, ose duke shpjeguar romancën e burgut.

Dashuria pas hekurave

La Ina” nuk kurseu kur erdhi puna për t’i kushtuar fjalë dashurie dhe video Antonella Marchant, udhëheqëse e klanit të frikshëm “Los Merchant” dhe me 15 vjet burg. Gjatë qëndrimit të tyre në Qendrën e Burgimeve të Grave San Miguel (CPF), ku ishin shoqe qelie, të dy kriminelet ranë në dashuri dhe luajtën në një romancë që tërhoqi miliona sy në rrjetet sociale. /ZOOM.AL/