zoom

Bota

Vritet me plumb në bark 43-vjeçarja, në kërkim ish-partneri i saj

Një 43-vjeçare është vrarë në qendër të Agrinio pasditen e së hënës. Autori e qëlloi me plumb në bark dhe megjithëse u dërgua me shpejtësi në spital, gruaja nuk mundi të mbijetonte. Ndërkohë është gjetur edhe makina e autorit të krimit.

Policia greke vijon kërkimet gjetjen e  ish-partnerit të viktimës. Gruaja u gjet pranë makinës së saj dhe para se ta merrte ambulanca arriti të identifikojë autorin duke thënë se ai ishte ish-partneri i saj.

Gruaja ishte e divorcuar dhe nënë e tre fëmijëve, ndërsa autori 30-vjeçar, ishte denoncuar tek autoritetet për dhunë në familje në muajin shtator dhe do të gjykohej të premten.Njëkohësisht ndaj tij u morën masa shtrënguese për të mos iu afruar 43-vjeçares që vrau sot.