Aplikacion
Ngjarja e rëndë është raportuar në sallën operative të Policisë Tiranë, ku një telefonatë ka lajmëruar fillimisht për një plagosje me armë zjarri pranë zonës së njohur si Pallati me Shigjeta.
Si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat, shtetasi Bujar Nasufi rreth 56 vjeç ka ndërruar jetë.
Forcat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Aktualisht nuk ka detaje të tjera mbi motivet e mundshme apo autorin e ngjarjes.
Më poshtë do të gjeni njoftimin zyrtar të policisë:
Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.
Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake./ Zoom.al