Aplikacion
Policia, duke hetuar vrasjen e të riut shqiptar Alonso Hysneli alias Reols Hysneli, 27 vjec, trupi i të cilit u gjet pesë muaj më parë, është vënë në ndjekje të Ferhat K. si i dyshuari kryesor. Shqiptari u qëllua me plumb në kokë dhe u ekzekutua si pasojë e një mosmarrëveshjeje për shpërndarjen e drogës në një bar nargjilesh të pashfrytëzuar pranë qytetit Uetersen. Thuhet se Ferhat K. ka qenë i përfshirë në sulme të armatosura në komunitetin e drogës në 10 vitet e fundit.
Mësohet se Ferhat K. ka rrëmbyer për herë të fundit një shqiptar në Belgjikë duke e qëlluar më pas, ndërkohë që viktima mezi ka shpëtuar pas disa operacioneve. Në vitin 2016, ndërsa Ferhat K. donte të merrte të fejuarën e tij Aline P. nga një diskotekë, se ai ka plagosur lojtarin e skuadrës St. Paul, Armin B., duke e qëlluar në penis.
Ferhat K., të cilit në dosje i gjenden edhe precedentët penalë, është dënuar me 5.5 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Megjithatë, ai iku në Turqi përpara vendimit. /ZOOM.AL/