zoom

Aktualitet

Vrau për gjakmarrje, Florjani pikturon në burg “përqafimin me babain”

Më 24 janar të këtij viti Florjan Përvathi ekzekutoi me armë zjarri fqinjin e tij 65-vjeçar Lek Lekgjonaj. 17-vjeçari e kreu vrasjen për të marrë hakun e babait që i ishte vrarë nga vëllai i viktimës në vitin 2009 pas një konflikti.

Florjani pas vendimit të dhënë nga Gjykata është dërguar në burgun e minorenve në Kavajë për të vuajtur dënimin e tij. Florjani kishte talent për pikturë.

Ai ka bërë një pikturë murale në oborrin e burgut ku shfaqet duke përqafuar të atin, që e la vetëm 4 vjeç ditën kur u vra nga fqinji. Jeta e 17-vjeçarit ka kaluar në sfida të mëdha deri ditën ku dhe kreu aktin e rëndë.

Një përqafim i munguar dhe një jetë e vështirë në një vend të vogël që akoma ekziston gjakmarrja i prenë jetën në mes një adoleshenti që nuk do të jetë më kurrë i njëjti.