zoom

Aktualitet

Vrau në Shqipëri dhe Itali, zbulohet kush është i dënuari me 18 vite burg që do ekstradohet (EMRI)

Teksa sot ministri i Brendshëm, Taulant Balla njoftoi nga salla e Parlamentit arrestimin e dy personave të botës së krimit, në Spanjë dhe Itali, zbulohet identiteti i njërit prej tyre.

Mësohet se në Itali është arrestuar Shkëlqim Cakoni, 46 vjeç, i cili u arrestua në për llogari të Shqipërisë.

Cakoni akuzohet për vrasje në vendin tonë, e gjithashtu rezulton i dënuar me 25 vjet burg në vitin 2015 në Itali, pasi në 17 shkurt 2011 ka vrarë me armë zjarri shtetasin italian Vincenzo Cardito, 42 vjeç.

Ai është arrestuar në 22 shkurt 2011 në Portin e Ankonas në tentativë për t’u larguar me dokumente false. Prej asaj dite ndodhet në burg. Në Shqipëri kërkohet si i dënuar me 18 vite burg në vitin 2005, për një vrasje të kryer në vitin 2002. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura