zoom

Aktualitet

Vrau me grushte 55-vjeçarin, Apeli ul dënimin për Rei Metën, djalin e anëtares së KLP-së

Gjykata e Apelit ka ulur dënimin për Rei Metën, djalin e anëtares së KLP, Nurhan Seiti, i cili vrau vrau me një grusht Armando Meshaun.

Meta ishte dënuar me 2 vite e 3 muaj burg, për “vrasje nga pakujdesia” dhe tashmë do të vuajë vetëm 1 vit e 6 muaj burg.

Krimi ndodhi në Vlorë gushtin e shkuar kur viktima dhe 33-vjeçari Rei Meta kanë dalë nga një qendër noterie dhe më pas janë futur në qendrën e internetit, ku ndodhi edhe krimi, për të printuar disa dokumente.

Por Armando Meshau dyshohet se nuk e kishte dokumentin me vete dhe këtu ka nisur konflikti mes tyre.

Teksa po diskutonin me njëri-tjetrin, viktima ka folur me tone të larta dhe autori i është kundërpërgjigjur duke i thënë: “mos më ngri zërin” dhe më pas situata ka agravuar. 55-vjeçari mësohet se e ka ofenduar dhe më pas Rei Meta e ka goditur me grushte.

Ngjarja është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë, ndërsa diskutimi mes tyre është dëgjuar edhe nga personat e pranishëm.