zoom

Aktualitet

Vrau klientin në lokal 8 vite më parë, arrestohet biznesmeni i dënuar me 10 vite burg

Gëzim Kajno, i cili vrau klientin në lokalin e tij 8 vite më parë, është arrestuar nga policia.

Ai rezulton i dënuar me 10 vite burg për vasjen e Asllan Kërtushës, dhe kishin mbetur për të vuajtur në burg edhe 4 vite.

“Është dënuar me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet”, raporton policia.

Krimi i rëndë ndodhi në 1 mars 2016, ku pas një sherri me Asllan Kërtushën, i cili ishte i dehur, Gëzim Kajno plagosi të afërmin e tij dhe më pas vrau Asllan Kërtushën.

Njoftimi i policisë:

Autor i një vrasjeje me armë zjarri, të kryer në vitin 2016, ndalohet 39-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar me 10 vjet burgim.

Nga ky dënim, 39-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet burgim.

Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, dhënë më datë 17.10.2023, për ndalimin e shtetasit Gëzim Kajno, 39 vjeç.

Ai është dënuar me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet.

Më datë 01.03.2016, në lagjen nr. 17, Durrës, 39-vjeçari ka vrarë me armë zjarri, shtetasin A. K..

Shtetasi Gëzim Kajno iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale.