Aplikacion
Ngjarja ndodhi dje në fshatin Bubq, ku 51-vjeçari qëlloi për vdekje me thikë brenda makinës gruan e tij Klarita Ismalaja, 45 vjeçe. Më pas autori tentoi t’i jepte fund jetës duke goditur disa herë veten me thikë. Ai u gjet në gjendje të rëndë nga roja i magazinës ku ndodhi krimi.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I., 51 vjeç, banues në Tiranë, (në ambientet e spitalit), pasi ditën e djeshme, në Bubq, Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., e cila ndërroi jetë”, njofton policia e Durrësit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.