zoom

Aktualitet

Vrau babanë pasi i masakroi nënën – Rrëfehet Klementin Ismalaj: E shtyva që ta largoja…

Zbardhet dëshmia e 40-vjeçarit Klementin Islamaj, i arrestuar për vrasjen e babait të tij, Huso Islamaj, të cilin e shtyu nga shkallët duke i shkaktuar vdekjen.

I penduar për çdo gjë që kishte ndodhur dhe në një gjendje të rënduar psikologjike, Klementin Islamaj deklaroi para grupit hetimor se nuk kishte qëllim që të vriste të atin.

“Vetë jam prind i dy fëmijëve dhe jam i divorcuar. Babai edhe një ditë më parë e ka dhunuar nënën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Isha tek lokali i fshatit, po pija kafe me disa shokë. Nga shtëpia u dëgjua zhurmë dhe më thanë bashkëfshatarët të çohesha të shihja çfarë kishte ndodhur. Kur shkova gjeta nënën të vrarë në mes të shtëpisë. Babanë e shtyva që ta largoja nga vetja, por ai u pengua dhe ra. Nuk kisha qëllim ta vrisja”, tha ai.

Klementin Islamaj ishte në lokalin e fshatit, në momentin kur mori vesh që i ati kishte vrarë të ëmën, Shano Islamaj, me sëpatë, pas një sherri të momentit.

Krimi i rëndë në familje ndodhi mëngjesin e 6 gushtit para fëmijëve të Klementin Islamajt, të cilët jetonin në banesë me gjyshërit.

Huso Islamaj prej vitesh ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe njihej si persona problematik në zonë.