zoom

Aktualitet

Vrau babain për paratë/ Si ra në “grackën” e policisë Esmerald Balla. Çfarë u gjet në telefon

Zbardhen detaje të reja nga vrasja që tronditi Durrësin.

Policia arriti të zbulojë se Esmerald Balla ishte autor i ngjarjes makabre, pasi “zbërtheu” telefonin e tij.

Pas denoncimit të Esmerald Ballës se babai i tij ishte larguar nga shtëpia me një grua tjetër, policia nisi hetimet dhe dyshoi se bëhej fjalë për krim në familje kur gjeti kasafortën e parave të hapur me gur fleksibël.

Mjaftoi kjo indicie dhe policia konfiskoi telefonin e denoncuesit, i cili do të ishte elementi kyç për zbardhjen e krimit makabër.

Në telefonin e tij u gjetën disa foto, mes të cilave edhe fotografimi i ekranit ku pasqyrohej një llogari false me identitetin e rremë të një gruaje.

Ky ishte i njëjti profil që kishte nisur një mesazh në llogarinë e djalit të viktimës, vëllait të autorit, ku shkruhej se babai është larguar për pushime dhe nuk do të kthehet.

Veçmas fotove që u kthyen në prova për ngjarjen, policia gjeti në telefon edhe një foto të autorit me eskorta.

Postime të lidhura