Aplikacion
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një sherri me thika mbrëmjen e kësaj të premteje që agravoi në përdorimin e armëve të ftohta çka solli edhe këtë bilanc tragjik.
Viktimë nga kjo ngjarje ka mbetur një djalë 28-vjeçar, ndërsa vëllai i tij i vogël 19-vjeçari Mikel Kovaçi ka mbetur i plagosur. Gjendja e tij shëndetësore raportohet se është e rëndë.
Zyrtarisht, policia e Elbasanit tha se ngjarja ndodhi rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”. Paraprakisht dyshohet se gjithçka erdhi pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë.
Përplasja mes palëve u përshkallëzua deri në përdorimin e thikës, që ishte fatale për 28-vjeçarin që humbi jetën. Policia thotë se po punon për zbardhjen e rrethanave.