zoom

Aktualitet

Vrasje në Tiranë/ 37-vjeçari qëllon për vdekje me thikë 60-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku ka humbur jetën një 60-vjeçar.

Uniformat blu bëjnë me dije se autori i ngjarjes së rëndë është një 37-vjeçar, i cili është shoqëruar në ambientet e komisariatit.

Mësohet se vrasja është kryer me thikë, në afërsi të shkollës Harry Fultz, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.