Aplikacion
Vrasja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje. Mësohet se viktima dhe të dyshuarit janë fqinj.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se dy të dyshuar për këtë rast janë arrestuar dhe se janë duke u intervistuar.
“Rreth orës 13;15, në rrugën “Hysen Hykaj” në Vitomiricë, pas një mosmarrëveshje është therur me thikë një burrë dhe është dërguar në emergjencë dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij. Viktima është i moshës rreth 60-vjeçare. Dy të dyshuar për rastin janë arrestuar dhe janë duke u intervistuar”, ka thënë Gashi.