zoom

Bota

Vrasja që ka tronditur Greqinë, vjehrri qëlloi dhëndrin në sy të mbesës

Në gjendje shoku është ende lagjja Agia Varvara, ku 69-vjeçari vrau dhëndrin e tij 57-vjeçar, ndërsa policia procedoi si bashkëpunëtore në vrasje gruan e autorit. Sipas informacioneve, vrasja mbrëmjen e së shtunës ka ndodhur para syve të mbesës së mitur të autorit dhe vajzës së viktimës.

69-vjeçari ka pohuar në polici se ka kryer vrasjen, pasi dhëndri po e trajtonte keq vajzën e tij. Djali i tij, i cili është punonjës policie dhe ka qenë ai që ka njoftuar efektivët në vendngjarje, mohoi kategorikisht akuzat ndaj tij.

Njëkohësisht, sipas një deklarate të marrë nga policia, dëshmohet se bashkëshortja e 69-vjeçarit, kur ka parë dhëndrin e saj, nga telefoni i ka bërtitur bashkëshortit të saj: “Mos qëllo”.

Autori ka treguar se pasditen e së shtunës, dhëndri i tij, i cili ishte mjek në spital, i është lutur të qëndronte për pak me dy fëmijët e tij, sepse do të merrte vajzën nga aktivitetet e saj. Mirëpo, në katin e parë ka pasur një tjetër sherr mes 57-vjeçarit dhe vjehrrit të tij, pas së cilës viktima e ka marrë fëmijën.

Por, kur 57-vjeçari është kthyer në shtëpi, 69-vjeçari dyshohet se e ka pritur në oborr dhe para syve të vajzës e ka qëlluar dy herë me pushkë, duke e plagosur për vdekje.

Menjëherë pas krimit, autori është larguar në këmbë me pushkën në dorë dhe ka shkuar në Komisariat për t’u dorëzuar duke bërtitur “Do dorëzohem”. “Kishim probleme dhe mosmarrëveshje me dhëndrin.

Mendoja se vajza ime nuk po kalonte mirë dhe se ai po abuzonte”, kanë qenë fjalët e para të autorit drejtuar policëve që e arrestuan. Gruaja e viktimës ka thënë se është tronditur nga ngjarja dhe se bashkëshorti i saj nuk ishte një person i dhunshëm. /ZOOM.AL/