Aplikacion
Ai ka pranuar para hetuesve se ka hapur një profil fals në rrjetet sociale, ku shtirej si një vajzë që kishte tezen në Dragoç. Gjatë bisedës me Ramazan Matajn, ata kanë lënë takim bashkë.
Afron Hasaj kishte dyshime se 33-vjeçari e kishte ndarë motrën e tij nga dy marrëdhënie martesore që kishte pasur më herët.
Sipas informacioneve, ai dyshonte se motra e tij dhe Ramazan Mataj kishin lidhje bashkë sepse në një rast i kishte kapur të dy. Pas këtij momenti, Hasaj nuk i fliste më motrës së tij dhe nuk e pranonin as në shtëpi.
Ndikuar nga mentaliteti dhe rrethi miqësor, Arjon Hasaj ka vendosur të vrasë Ramazan Matajn.
Për zbardhjen, hetuesit kanë pyetur me dhjetëra persona të zonës, të cilët dhanë indicie të konfliktit.
Policia e Shkodrës e zbardhi sot ngjarjen, duke vënë në pranga Arjon Hasajn, si edhe vëllain dhe babain e tij si bashkëpunëtorë në krim.