zoom

Aktualitet

Vrasja në Shkodër/ Flet babai i viktimës: Djali im nuk ishte problematik

Fatmir Mata, babai i 33-vjeçarit Ramazan Mata që u vra me armë zjarri mëngjesin e kësaj të diele në Shkodër, dha dëshminë e parë për policinë.

Nga vendi i ngjarjes, ai u përgjigj shkurtimisht se djali i tij nuk ishte problematik, duke shtuar se nuk e di motivin e ngjarjes së rëndë kriminale.

“Nuk e di arsyen e vrasjes. Djali im nuk ka patur asnjë problem me persona të tjerë dhe asnjë konflikt. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë konflikti. Djali im është rritur pa bukë dhe me shumë vështirësi. Nuk ka qenë aspak person problematik”, u shpreh babai i viktimës.

Ramazan Mata u gjet i pajetë brenda në makinë nga banorët e zonës, të cilët më pas njoftuan policinë.

Postime të lidhura