zoom

Aktualitet

Vrasja në Shënavlash/ Dalin pamjet e vendit ku 30-vjeçari hodhi trupin e babait

Pamjet e mëposhtme tregojnë vendin ku trupi i pajetë i Enver Ballës u hodh pasi u vra nga djali i tij, Esmerald Balla.

Vrasja makabre ndodhi mëngjesin e 13 gushtit në Shënavlash të Durrësit, por u zbardh nga policia vetëm një ditë më parë.

Pasi e qëlloi me pistoletë, Esmerald Balla e mori trupin e të atit me kamion dhe e transportoi rreth 1 kilometër larg stanit ku kreu vrasjen, duke e hedhur në një pus aty pranë.

Vrasja ndodhi për çështje parash. 62-vjeçari Enver Balla kishte të ruajtura në një kasafortë 75 milionë lekë, por djali i tij, Esmeraldi, merrte vazhdimisht para nga aty, pa dijeninë e të atit.

Kur Enver Balla zbuloi çfarë kishte ndodhur, mes tyre nisi konflikti dhe një ditë më pas, Esmeraldi organizoi vrasjen.

Ai u arrestua nga policia, ndërsa para grupit hetimor pranoi autorësinë e krimit.

Postime të lidhura