zoom

Bota

Vrasja në Rodos/ Nëna e viktimës: Ai ishte xheloz, i kishte ndalur vajzës të postonte foto

Një imazh i vetëm i 40-vjeçarit grek i publikuar në rrjetet sociale përkrah partneres të cilës i mori jetë një ditë më parë tregon çiftin e lumtur dhe të përqafuar. Por ajo që shfaqej në rrjetet sociale duket se nuk ka pasur asnjë lidhje me realitetin.

Sipas nënës së Dorës, mësueses 32-vjeçare që u vra dje nga partneri ishullin Rodos autori kishte qenë i divorcuar nga martesa e mëparshme nga e cila kishte edhe një fëmijë.

“Atij nuk i pëlqente që fëmija im të postonte fotografi në rrjetet sociale. Ai ia kishte ndaluar këtë gjë. Vajza ime e respektonte. Sapo e takova më thanë se donin kohën e tyre për t’u njohur më mirë. Një herë ai më ishte ankuar se vajza donte të larohej dhe unë duhet ta inkurajoja që të qëndronte në shtëpinë e tij sikur të ishte e martuar me të. I thashë krevati i saj është këtu. Nëse dëshiron të qëndrojë me ty lë të qëndrojë. Nëse nuk dëshiron unë do jem duke e pritur këtu”, përfundon nëna e fatkeqes.

Një mikeshë e Doras ka treguar për mediat greke se shoqja e saj po përjetonte momente shumë të këqija.

“Dora nuk ishte mirë, ai po e ndalonte të bënte shumë gjëra. Ai ishte shumë xheloz për të, i fshiu të gjitha fotot në facebook, nuk e la të ketë kontakte me prindërit e saj sepse kishte frikë se ajo do të ndikohej nga njerëzit e saj që i thanë: “Nëse nuk je duke kaluar mirë me të, ndaje dhe “Kthehu në shtëpinë tënde”, siç bëri Dora kur kuptoi se ai nuk po ndryshonte.

Ai nuk e kishte rrahur por vazhdonte të thoshte se gruaja duhet të rrinte në shtëpi dhe ai po i bënte presion shumë. Ajo nuk mund ta duronte më dhe i kërkoi që të ndaheshin. Nga vera e tutje, pasi u ndanë, Dora e kishte parë shumë herë duke e shikuar jashtë shtëpisë së prindërve të saj dhe kjo e kishte tmerruar pak. Ajo kishte frikë kohët e fundit dhe për fat të keq frika e saj u konfirmua ”, thotë mikesha e saj.

40-vjeçari rezulton të ketë qenë i dhunshëm edhe ndaj partnereve të tij në këtë kaluarën. Të enjten në mëngjes prindërit e Doras bënë deklaratën tronditëse duke thënë se ai ishte aq i fiksuar me të sa nuk e linte vetëm as të shikonte televizor. Në 4 muajt e fundit dyshohet se ai kishte instaluar fshehurazi një aparat për të monitoruar çdo lëvizje të saj.

Postime të lidhura